Ndërlidhjet

Mianmar: Suu Kji përsëri në arrest shtëpiak


Gjykata në Mianmar e ka shpallur fajtore lideren e opozitës demokratike Aung San Su Kji për shkak se e ka shkelur ligjin dhe ka urdhëruar dënim 18 muajsh me arrest shtëpiak.

Gjykata në kryeqytetin Jangun fillimisht e dënoi atë me tre vjet burg pune të rëndë, por kreu i regjimit ushtarak të Mianmarit e apeloi vendimin.

Suu Kji akuzohet se i ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak të saj pasi një burrë amerikan kishte notuar liqenin për në shtëpinë e saj në muajin maj.

Amerikani Xhon Jetau u dënua me shtatë vjet burg, përfshirë punë të rëndë të detyrueshme.

Suu Kji, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ka qenë në arrest shtëpiak 14 nga 20 vitet e fundit, pasi junta ushtarake refuzoi ta njohë fitoren e partisë së saj në zgjedhjet në vitin 1990.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG