Ndërlidhjet

Rasmusen nesër në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë.

Në njoftimin e dërguar nga forcat paqeruajtëse në Kosovë thuhet se Rasmusen, fillimisht do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral-lejtnantin Xhuzepe Emilio Gaj, për t’u takuar me vonë edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota.

Rasmusen pritet të takohet edhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqësit vendorë politikë, thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e parë e sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG