Ndërlidhjet

Irani kundër sulmeve mbi objektet bërthamore


Irani ka propozuar që shtetet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të takohen këtë vjeshtë për të diskutuar ndalimin e sulmeve mbi komplekset bërthamore.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka thënë se diplomatët dhe një i dërguar iranian kanë konfirmuar këtë propozim, për të cilin Irani thotë se nuk ka të bëjë me kërcënimet e Izraelit se do të sulmojë objektet bërthamore, nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta bindë Iranin që të ndalojë aktivitetet e tij bërthamore.

I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Ali Asgar Soltanieh tha se vendi i tij po kërkon “në parim” një ndalesë mbarëbotërore për të penguar sulme të tilla.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG