Ndërlidhjet

Gejts: Më shumë trupa amerikane në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha se SHBA-të mund të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan, edhe pse ai bëri të ditur se resurset ushtarake tashmë janë më të vogla.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Uashington, Gejts bëri të ditur se i ka thënë komandantit të trupave amerikane në Afganistan, Stenli MekKristal që në kuadër të forcimit të trupave “të kërkojë për ato që mendon se ka nevojë”.

Presidenti Barak Obama tashmë ka urdhëruar shtimin e 21 mijë trupave në Afganistan, që deri në fund të vitit do rrisin numrin e trupave amerikane në këtë vend në 68 mijë.

Në Irak ende shërbejnë 132 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG