Ndërlidhjet

Kijevi: Nuk tolerojmë ndërhyrjen e jashtme


Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko tha se Kijevi nuk do të tolerojë ndërhyrjen e jashtme në punët e brendshme të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar për media ajo tha se “jemi të gatshëm të dëgjojmë opinionet e partnerëve tanë në lindje e perëndim, por ndërhyrja në çështjet e brendshme është e papranueshme”.

Komentet e Timoshenkos vijnë tri ditë pasi që presidenti rus Dmitri Medvedev akuzoi presidentin ukrainas Viktor Jushçenon se po ndjek politika “antiruse”.

Presidenti ukrainas ka kohë që synon integrimin e Ukrainës në institucionet perëndimore si në NATO dhe BE.
XS
SM
MD
LG