Ndërlidhjet

Amerikanët skeptikë për paketën e ndihmës



Paketa prej 787 miliardë dollarësh e miratuar nga administrata amerikane nuk e ka ndihmuar ose e ka përkeqësuar ekonominë. Ky ka qenë qëndrimi i shumicës së amerikanëve sipas një ankete të organizuar nga USA Today/Gallup, rezultatet e së cilës u bën publike gjatë ditës.

57 për qind e amerikanëve mendojnë se plani i iniciuar nga presidenti Obama dhe i miratuar nga Kongresi nuk ka qenë pozitiv për ekonominë amerikane. 41 për qind e të anketuarve mendojnë të kundërtën. Sipas tyre ekonomia amerikane është përmirësuar si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten të ndarë rreth ndikimit të paketës ekonomike, por ata bien dakord se recesioni do të kishte qenë më i thellë pa ndërhyrjen e administratës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG