Ndërlidhjet

Pakistan: Kapet zëdhënësi i talibanëve


Njoftohet se forcat e sigurisë në Pakistan kanë kapur zëdhënësin e talibanëve, gjatë një operacioni pranë kufirit me Afganistanin.

Tre zyrtarë të zbulimit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Asoshiejtid Pres se Mauvi Omar është kapur në një fshatë në krahinën Mohmand, të hënën vonë, derisa ai ishte duke udhëtuar me makinë me dy bashkëpunëtorë.

Zyrtarë të Qeverisë dhe ushtrisë pakistaneze nuk kanë dhënë ende komente për këtë çështje.

Por, siç raportohet, ka gjasa që lajmi për arrestimin e Omarit të bëhet publik sot gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG