Ndërlidhjet

Kabul: Së paku 7 të vrarë nga një shpërthim


Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku 7 civilë janë vrarë dhe më se 50 janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë, kundër trupave ndërkombëtare në kryeqytetin Kabul.

OKB-ja njoftoi se dy pjesëtarë afganë të stafit të saj në Kabul, janë vrarë nga ky sulm, ndërsa një tjetër është plagosur.

Më herët gjatë ditës, dy predha e goditën Pallatin presidencial në Kabul, por nuk ka pasur viktima.

Këto incidente u bënë vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Talibanët kanë thënë se do t’i shkatërrojnë ato.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG