Ndërlidhjet

Serbia proteston ndaj deklaratës së Berishës


Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar sot se i ka dërguar notë proteste të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, me rastin e një deklarate të kryeministrit Sali Berisha.

“Ministria e punëve të jashtme shumë ashpër dënon deklaratën provokuese të kryemistrit shqiptar, e cila ashpër e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, thuhet, pos tjerash, në kumtesë.

Ministria e jashtme e Serbisë thotë se të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklaratat e tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se kjo notë proteste ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG