Ndërlidhjet

Irani i ka lejuar inspektorët e OKB-së


Autoritetet e Iranit u kanë lejuar inspektorëve të Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë një reaktor bërthamor, i cili është para përfundimit, dhe do t’u mundësojnë më shumë të drejta të mbikqyrjes në reaktorin tjetër bërthamor, i transmeton Associated Press zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Diplomatët kanë thënë në kushte anonimiteti se inspektorët e agjencisë javën e kaluar e kanë vizituar reaktorin në Arak pas një vit ndalese.

Javën e kaluar Irani gjithashtu e miratoi kërkesën e agjencisë që të shtohet mbikqyrja në uzinën për pasurimin e uraniumit në Arak. Uzina prodhon material për karburant bërthamor, i cili mund të pasurohet më tutje për të prodhuar material për koka bërthamore

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG