Ndërlidhjet

Gjeorgji: Filloi procesi i të akuzuarve për kryengritje


Zyrtarë gjyqësor në Gjeorgji thonë se sot në Tbilisi ka filluar procesi gjyqësor kundër 41 personave të akuzuar për kryengritje ushtarake.

Zëdhënësja e gjykatës së qytetit, Tamar Andriadze, thotë se të akuzuarit janë të ngarkuar për komplot për përmbysjen e qeverisë dhe marrjen ilegale të kapaciteteve ushtarake.

Të 41 personat janë të dyshuar për përfshirje në një kryengritje të shkurtër të një batalioni tankistësh në bazën Mukhrovani afër Tbilisit, në muajin maj. Insidenti kishte përfunduar pa dhunë, pas disa orëve.

Fillimisht, Tbilisi kishte akuzuar Moskën se ka dorë në këtë kryengritje, që ndodhi në prag të ushtrimeve të NATO-s në Gjeorgji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG