Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët me lider të ri


Një anëtar i lartë taliban në Pakistan tha se grupi ka emëruar pasarëdhësin e liderit, Bejtullah Mehsud, që besohet se është vrarë në një sulm ajror amerikan.

Maulvi Fakir Muhamed i ka thënë Agjencisë Franceze të Lajmeve se Mehsudi është gjallë, por i sëmurë rëndë.

Prandaj këshilli i grupit Tehrik të Talebanëve të Pakistanit ka emëruar pasardhësin, që të zë vendin e tij nëse ka nevojë.

Ai është Hakimullah Mehsud, ndihmës i afërt i Bejtullah Mehsudit dhe komandant i fuqishëm, i cili operon në qarkun fisnor të Orakzait.

Zyrtarë të kundërzbulimit pakistanez thonë se zëdhënësi i talibanëve, Maulvi Omar, që është arrestuar këtë muaj, ka konfirmuar se Mehsudi është vrarë më 5 gusht nga sulmet e CIA-së ndërsa gjendej në shtëpinë e vjehrrit të tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG