Ndërlidhjet

Koreja e Veriut porosi për Jugun


Negociatorët e Korës së Veriut kanë lënë porosi nga kreu i tyre Kim Jong il, gjatë takimit që këta të fundit patën me presidentin e Koresë së Jugut Le Mjung Bak, në Seul.

Detajet e porosisë verbale nuk janë bërë të ditura.

Por dy palët gjatë takimit të parë të lartë Veri-Jug, që kur presidenti Le Mjung Bak mori detyrën 18 muaj me parë, kanë shfaqur shpresa se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmisohen.

Kim Ki-Nam, një ndihmës i afërt me Kim Jong Il, u tha gazetarëve pas takimit, se ai është duke u larguar nga Koreja Jugore me ndjenja të mira.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon il, dërgoi delegacionin në Seul për të bërë homazhe për ish presidentin Kim Dae Jung.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG