Ndërlidhjet

Seul-Penjan, raporte më të mira


Pas muaj tensionesh Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë zhvilluar bisedimet e para në nivel të lartë gjatë dy viteve të fundit. Një delegacion i Koresë së Veriut i ka dorëzuar një mesazh nga presidenti koreano-verior, Kim Xhong Il homologut të tij në Seul.

Nuk janë bërë publike detajet e letrës, por të dyja palët kanë folur për raporte më të ngrohta mes dy vendeve.

Delegacioni koreano-verior ishte në Seul për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit koreano-jugor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG