Ndërlidhjet

Kuvendi skocez diskuton lirimin e al-Megrahit


Parlamenti skocez është ftuar një javë më herët që të mblidhet për të diskutuar vendimin për lirimin e sulmuesit të Lokërbit, i cili shkaktoi zemërim në SHBA.

Abdel Baset al-Megrahi, është personi i vetëm, që u dënua për shpërthimin e aeroplanit të Pan Am, në vitin 1988, i cili la të vdekur 270 persona.

Ai qe dënuar me dënim të përjetshëm në vitin 2001.

Por, qeveria skoceze e liroi në bazë të mëshirës, meqë vunate nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe shefi i FBI-së, Robert Mueller kanë kritikuar vendimin.

XS
SM
MD
LG