Ndërlidhjet

Koreja e Veriut, thirrje për bisedime


Koreja e Veriut ka ftuar zyrtarin amerikan, i ngarkuar me menaxhimin e marrëdhënieve, që të vizitojë Penianin muajin e ardhshëm për bisedime mbi programin e armëve bërthamore.

Mediat në Korenë e Jugut raportojnë se ftesa e Veriut për Shtefan Bosvorth do të shënojë një tjetër hap pozitiv për shtetin komunist.

Nëse Bosvorth shkon për vizitë në Penian, atëherë kjo do të shënojë edhe bisedimet e para zyrtare dypalëshe midis Koresë së Veriut dhe administratës së presidentit Barak Obama, mbi çështjet bërthamore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Seul nuk i ka komentuar këto raporte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG