Ndërlidhjet

Braun: I neveritur me pritjen e al-Megrahit


Kryeministri britanik., Gordon Braun, tha se është i neveritur nga mirëpritja që Libia i bëri sulmuesit me bombë në Lokerbi, al-Megrahi, pas lirimit të tij nga burgu, javën e kaluar.

Ky ishte reagimi i parë i zotit Braun lidhur me pritjen e ngrohtë në Libi, për njeriun, i cili ishte i dënuar për sulmin me bombë kundër aeroplanit në vitin 1988, nga i cili u vranë 270 vetë.

Por, zoti Braun, tha se vendimi për lirimin e al-Megrahit u takonte zyrtarëve skocezë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe familjarët e viktimave amerikane e kanë kritikuar vendimin e qeverisë së Skocisë për lirimin e parakohshëm të al-Megrahit, në bazë të mëshirës për shkak të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG