Ndërlidhjet

Poloni: Nuk do të reagohet ndaj falsifikimeve ruse


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të reagoj ndaj përpjekjeve të mediave ruse, që Polonia të paraqitet jo si viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, por si aleati i parë i Hitlerit.

“Polonia nuk do të lejoj që të provokohet nga disa publikime dhe zëra nga Rusia, prandaj do të ndërtoj raporte të mira, megjithqë kujtesat historike në Poloni dhe në Rusi kanë dallime”, tha Danillo Tusk.

Sipas tij, qeveria polake do të reagonte vetëm në rast se faktet historike do të shtrembëroheshin nga autoritetet e Rusisë.

Këto komente u bënë lidhur me një film dokumentar të televizionit shtetëror rus, i cili në opinionin polak dhe ndër historianë ka shkaktuar kundërshtime të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG