Ndërlidhjet

Netanjahu: Negociata për marrëveshje paqësore



Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu bisedoi në Londër me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell, i cili po përpiqet t’i ringjallë negociatat paqësore izraelito-palestineze.

Në deklaratën e përbashkët me Xhorxh Miçell, Netanjahu tha se ata "janë dakorduar se ka nevojë për fillimin e negociatave kuptimplota ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, në mënyrë që të ecet përpara me marrëveshjen paqësore rajonale".

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Izraelit do të takohen javën e ardhshme për t'i vazhduar përpjekjet e tilla.

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Izraelit që t’i ndalë të gjitha ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Izraeli deri tash u ka rezistuar kërkesave amerikane, por para takimit në Londër, Netanjahu tha se dëshiron të gjendet një kompromis.

XS
SM
MD
LG