Ndërlidhjet

Dalai Lama lejohet të vizitojë Tajvanin


Lideri i Tajvanit ka thënë se është pajtuar që ta lejojë liderin shpirtëror tibetian në ekzil, Dalai Lamën, ta vizitojë ishullin ku do të takojë të mbijetuarit e tajfunit shkatërrues.

Lëvizja nga presidenti Ma Ying-jeou shihet nga disa si befasuese, meqë mund ta zemërojë Kinën fqinje.

Kina akuzon Dalai Lamën se mundohet ta ndajë Tibetin nga Kina. Pekini po ashtu e sheh Tajavnin si pjesë të Kinës, edhe pse këto dy vende u ndanë gjatë luftës civile të vitit 1949.

Në një deklaratë, presidenti tajvanez ka thënë se Dalai Lama mund të lutet për shpirtërat e atyre, që vdiqën në tajfunin Morakot dhe të kërkojë bekim për të mbijetuarit.

Afër 700 persona raportohet të jenë vrarë nga tajfuni, që goditi Tajvanin me 8 dhe 9 gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG