Ndërlidhjet

Gjendet vajza amerikane pas 18 vjet rrëmbimi


Në Shtetet e Bashkuara, një grua që ishte rrëmbyer 18 vjet më parë, kur ishte vetëm 11 vjeç, është gjetur, siç raportohet, në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij, janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrëmbyer atë, por edhe për akuza tjera.

Autoritetet thonë se gruaja, tani 29-vjeçare, është paraqitur në stacionin policor në San Francisko dhe e ka identifikuar veten si Xhejsi Li Dagërd, e cila qe rrëmbyer më 1991, jashtë shtëpisë së saj në qytetin Sauth Lejk Taho.

Policia tha se një nga rrëmbyesit e dyshuar, një burrë 58-vjeçar, kishte bërë dy fëmijë me të gjersa ajo ishte në robëri.

Policia beson se gjatë 18 vjetëve të kaluar, Dagërd ka kaluar kohën në kopshtin e familjes së të dyshuarit, e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë qenë në shkollë apo te mjeku.

Burri i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për rrëmbim, dhunim dhe akuza tjera, ndërsa edhe gruaja e tij 54-vjeçare është akuzuar në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG