Ndërlidhjet

Gjakovë: Shqiptarët e kundërshtuan vizitën e serbëve


Afro 60 pelegrinë serbë kanë shkuar sot në Kishën Ortodokse në Gjakovë, për ta shënuar një festë fetare.

Ndërkohë, sipas policisë, afro 150 banorë shqiptarë të Gjakovës, pasi e kanë vërejtur praninë e pelegrinëve serbë, janë tubuar në afërsi të Kishës, për ta shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj vizite.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, i tha Radios Evropa e Lirë, se pas bisedimeve të autoriteteve të rendit me qytetarët, turma është shpërndarë në mënyrë të qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG