Ndërlidhjet

Irani mosbashkëpunues me IAEA-në


Shtetet e Bashkuara thanë se një raport i ri i Agjencisë së OKB-së për Energji Bërthamore(IAEA), tregon se Irani nuk është duke bashkëpunuar plotësisht me agjencinë dhe po vazhdon me pasurimin e uraniumit, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këto detaje i ka bërë të ditura zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jan Kelli.

Në raport thuhet se së fundi Irani ka zvogëluar prodhimin e uraniumit, por ka vazhduar të instalojë centrifugat që duhen për këtë proces.

Po ashtu thuhet se Irani nuk ka bashkëpunuar me agjencinë për të qartësuar dimensionin e mundshëm ushtarak për programin e tij bërthamor.

Raporti i Agjencisë pritet, që të ndërtojë bazën për bisedimet mes përfaqësuesve të gjashtë fuqive botërore më 2 shtator për të shqyrtuar edhe një raund të ri të sanksioneve kundër Iranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG