Ndërlidhjet

Vdekja e Xheksonit-vrasje nga barnat


Prokurorët në Los Angjelos pritet të shqyrtojnë ngritjen e akuzave kriminale kundër mjekut personal të pop ikonës, Majkëll Xhekson, pas njoftimit të mjekut ligjor se vdekja e Xheksonit ishtë vrasje e shkaktuar nga barnat e forta mjekësore.

Deklarata e mjekut ligjor te Qarkut të Los Angjelosit, thotë se anestetiku Propofol dhe sedativi Lorazepam, janë “barnat kryesore përgjegjëse” për vdekjen e papritur të Xheksonit më 25 qershor në moshën 50 vjeçare.

Në deklaratë thuhet se barnat tjera të zbuluara në sistemin e Xheksonit ishin sedativët Midazolam dhe Diazepam, Lidokain për ndaljen e dhimbjeve dhe stimuluesi Ephedrine.

Mjeku i Xheksonit, Konrad Mërrej, është marrë në pyetje nga autoritetet, ndërsa shtëpia dhe biznesi i tij janë bastisur, por ai ka mohuar çfarëdo keqbërje në lidhje me vdekjen e Xheksonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG