Ndërlidhjet

Merkel mirëpret ftesën e Polonisë


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se e mirëpret si një “sinjal ripajtimi” ftesën e Polonisë dërguar asaj për të marrë pjesë në përvjetorin e 70-të të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Merkel ka thënë se 1 shtatori është “ditë vajtimi për vuajtjet që nazistët sollën në Evropë”.

Merkel do t’i bashkohet liderëve rusë dhe polakë në mesin e shumë liderëve tjerë në ceremoninë, që mbahet të martën në Gdansk.

Nazistët e Gjermanisë sulmuan Poloninë më 1 shtator të vitit 1939, sulm ky që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG