Ndërlidhjet

Kazakistan: U shënua përvjetori i bombës atomike


Qytetarët e Kazakistanit sot e shënuan 60 vjetorin e provës së parë të bombës atomike sovjetike, duke vendosur kurora lulesh në përkujtim të viktimave të rrezatimit në rajon.

Në tubimin te monumenti i ish terrenit, ku ishin kryer provat, në vendin Semipalatinsk, ishin edhe përfaqësues të qyteteve japoneze, Nagasaki dhe Hiroshima, të cilat ishin shkatërruar nga bombat atomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1945, në mbyllje të Luftës së Dytë Botërore.

Testi i bombës së parë atomike sovjetike ishte bërë më 29 gusht të vitit 1949.

Është raportuar se në mesin e banorëve të rajonit Semipalatinsk, ishin paraqitur sëmundje të kancerit, të problemeve me lindje, pastaj sëmundje neurologjike e të tjera.
XS
SM
MD
LG