Ndërlidhjet

Shkarkohet prokurori i vijës se ashpër në Iran


Kryetari i ri i Gjykatës në Iran, Ajatullah Larijani, ka shkarkuar prokurorin e vijës së ashpër i cili ishte i përfshirë në gjykimet masive kundër veprimtarëve të opozitës, të cilit ishin arrestuar pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Prokurori i Teheranit Saed Mortazavi, ka qenë gjithashtu i përfshirë edhe në përndjekjen e disidentëve dhe disa gazetarëve gjatë 10 viteve të fundit.

Raportohet se kreu i Gjykatës, Ajatullah Larijani, ka emëruar një ekip tre anëtarësh të cilët do të zhvillojnë hetime për trazirat pas zgjedhore, duke përfshirë edhe abuzimet ndaj protestuesve të arrestuar.

Raportet nga Irani thonë se Ajatullah Larijani dhe vëllai i tij kryetar i parlamentit Ali Larijani, po bëhen rival të ashpër të presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG