Ndërlidhjet

Irak: Numri i të burgosurve, nën 9000


Numri i irakianëve në paraburgim ka rënë ndjeshëm, njoftojnë burimet ushtarake amerikane. Aktualisht numri i të ndaluarve është nën 9000 persona, derisa në vitin 2007 numëroheshin 27 mijë të tillë.

Amerikanët i kanë liruar apo i kanë transferuar të burgosurit tek forcat irakiane të sigurisë, bazuar në marrëveshjen e sigurisë mes dy vendeve.

Nga pala irakiane ka pasur ankesa se lirimi i një pjese të të arrestuarve ka çuar në rritjen e dhunës.


XS
SM
MD
LG