Ndërlidhjet

Shënohet fillimi i Luftës së Dytë Botërore


Liderët e Polonisë shënuan 70 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore në një ceremoni, që filloi agimin e sotëm në gadishullin baltik ku filloi konflikti, duke nderuar ata që dhanë jetën në luftë kundër Gjermanisë naziste.

Ceremonia filloi në orën 04 e 45 të mëngjesit, koha e saktë kur para 70 vjetësh, anija luftarake gjermane Shlesuig-Holshtain bombardoi stacionin e vogel ushtarak polak në Uesterplejt, ku kishte bazën marina polake.

Ndërkohë, ceremonia kryesore pritet të mbahet gjatë ditës, ku pritet të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe kryeministri rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG