Ndërlidhjet

Shkup: Nis zbatimi i ligjit për lustracionin


Zyrtarët në Maqedoni duhet të dorëzojnë deklaratën ku të dëshmojnë se nuk kanë bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë regjimit komunist.

Rreth 250 zyrtarë të lartë të shtetit gjatë muajit shtator duhet të dorëzojnë pranë Komisionit të posaçëm deklaratën bazuar në ligjin e pastërtisë së figurave.
Ligji në fjalë është miratuar vitin e kaluar, por zbatimi i tij u shty për katër muaj.

Ligji nuk përfshin anëtarët e Akademisë së Shkencave, profesorët universitarë, krerët e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe gazetarët.
XS
SM
MD
LG