Ndërlidhjet

H1N1, më i fuqishëm se gripi sezonal


Nëse virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave takohet me viruse të tjera të gripit nuk përzihet, por është ai që prek masivisht.

Rezultati i dalë nga studimi i Universitetit të Merilendit duuket se ka lënë mënjëanë drojën më të madhe të mjekëve e shkencëtarëve në rast të mutacionit të virusit në bashkëpunim me viruset e zakonshme të gripit.

Megjithatë, studimi në fjalë ka ngritur shqetësimin se virusi H1N1 do të jetës mbizotërues këtë vit dhe mund të jetë lehtësisht i transmetueshëm.

Të dhënat e studimit nga Universiteti i Merlindit në SHBA nxjerrin në pah nevojën e vaksinimit si kundër gripit të zakonshëm edhe kundër atij të derave. Vaksina kundër H1N1 mendohet se do të jetë në treg në mes të tetorit.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG