Ndërlidhjet

Kushner: Trupat të mos tërhiqen nga Afganistani


Ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, tha sot se trupat perëndimore nuk duhet të largohen nga Afganistani, derisa rajoni të bëhet i sigurt.

Këto komente, ai i bëri në Paris, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Riçard Holbruk dhe me përfaqësuesit nga 25 vende dhe organizata.

Këta zyrtarë u tubuan në Paris për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.

Zoti Holbruk tha se është me rëndësi që procedura e votimeve të jetë korrekte.

Ky takim u bë dy ditë pasi komandanti i trupave amerikane dhe i atyre të NATOs, Stanli Mekkristal, kërkoi ndryshim të strategjisë në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG