Ndërlidhjet

Gjeorgji: Gazetari kërkoi azil në Osetinë Jugore


Raportohet se gazetari gjeorgjian, Levan Gugadze dhe familja e tij, kanë kërkuar azil në rajonin separatist, Osetia Jugore.

Nëna e gazetarit tha se ai është larguar nga Tbilisi për shkak të kërcënimeve lidhur me punën e tij gazetareske.

Një koleg i tij i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gazetari Gugadze ishte shumë kritik ndaj autoriteteve të Gjeorgjisë lidhur me luftën e vitit të kaluar me Rusinë.

Ministria e brendshme e Gjeorgjisë tha se nuk është e vetëdijshme për vendimin e gazetarit Gugadze, të kaloj në Osetinë Jugore dhe akuzat për keqtrajtimin e tij, i ka përshkruar si “spekulime”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG