Ndërlidhjet

Turqia: Të mos kundërshtohet pranimi në BE


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u ka tërhequr vërejtjen vendeve, që e kundërshtojnë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, siç është Franca, se qëndrimet e tyre mund t’i pengojnë reformat në Turqi dhe të krijojnë dyshime ndër qytetarët e këtij vendi.

“Zërat negativë, të cilët ende i dëgjojmë nga disa vende të BE-së, e përhapin dyshimin në mesin e qytetarëve tanë dhe i dëmtojnë përpjekjet tona për vazhdimin e reformave”, shkruan ministri Davutoglu, në një gazetë suedeze.

Sipas tij, Turiq ka zbatuar reforma “të cilat deri para disa vitesh ishin të paimagjinueshme”, siç janë liria e të shprehurit dhe e religjionit, heqja e dënimit me vdekje dhe transmetimi i programit të radios në gjuhën kurde.

Ministri Davutoglu, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Suedisë për pranimin e Turqisë. Aktualisht Suedia e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG