Ndërlidhjet

Pakistan: Tre policë janë ekzekutuar në gjumë



Policia e Pakistanit tha se tre oficerë policie janë gjetur të vrarë në perëndim të kryeqytetit Islamabad.

Të vrarët ishin ekzekutuar me nga një plumb në kokë.

Zyrtarët thanë se oficerët me siguri ishin qëlluar për vdekje në gjumë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Qeveria e Pakistanit ka pohuar suksese të numërta ushtarake kundër talibanëve, por sulmet janë duke vazhduar në tërë vendin, kryesisht në pjesën veriperëndimore që kufizohet me Afganistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG