Ndërlidhjet

Jep dorëheqje këshilltari i presidentit Obama



Një këshilltar i presidentit amerikan Barak Obama ka dhënë dorëheqje për shkak të reagimeve që u shkaktuan nga disa deklarata të tij.

Që nga muaji mars, Van Xhons punonte për Këshillin për Cilësinë e Mjedisit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai u vu në shënjestër të kritikave javën e kaluar kur u zbulua se në vitin 2004 pat nënshkruar një peticion, në të cilin sugjerohej përzierja e qeverisë amerikane në sulmet e vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.

Gjithashtu ishte zbuluar se Xhons kishte përdorur fjalë të vrazhdëta për t’i përshkruar Republikanët.

Në arsyetimin e dorëheqjes së tij, Xhons tha se nuk dëshiron që t’i shpërqëndrojë përpjekjet e administratës për t’i miratuar reformat në shëndetësi dhe legjislacionin për ndryshime klimatike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG