Ndërlidhjet

Serbia falënderon Kinën për Kosovën




Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Dragan Shutanovac dhe homologu i tij kinez, Liang Guangli i kanë vlerësuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Pas takimit në Beograd, Shutanovac tha se i është falënderuar ministrit kinez për mbështetjen që Kina i ka bërë Serbisë në planin ndërkombëtar duke mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë.

Duke mbrojtur të drejtën e Serbisë mbi Kosovën, ne e mbrojmë të drejtën e një Kine, tha Shutanovac, duke theksuar se “Serbia e mbështet Kinën unike”.

Gjenerali Guangli tha se bisedimet me ministrin kinez ishin “të frytshme”, dhe theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie miqësore të ngulitura thellë në zemrat e dy popujve.
XS
SM
MD
LG