Ndërlidhjet

Kabul: Evidentohen manipulimet në zgjedhje


Komisioni Zgjedhor për Ankesa i Afganistanit tha sot se ka të dhëna të qarta dhe të besueshme për manipulime në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.

Komisioni urdhëroi rinumërim në qendrat ku janë regjistruar parregullsi.

Në një deklaratë për media, Komisioni ka thënë se në çdo qendër votimi në të cilën pjesëmarrja ka qenë 100 për qind, apo ku kandidati ka marrë 95 për qind të votave do të duhet të ketë rishikim ose rinumërim.

Komisioni përbëhet nga tre anëtarë të emëruar nga OKB dhe dy afganë.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së në Afganistan Kai Aide, ka kërkuar që të përjashtohet nga numërimi çdo fletëvotim i zgjedhjeve presidenciale në të cilën evidentohen parregulllsi.

Me 74 për qind të votave të numëruara, presidenti Hamid Karzai ka marrë rreth 49 për qind, ndërsa sfiduesi i tij kryesor, Abdullah Abdullah rreth 32 për qind. Karzait i nevojiten 50 për qind e votave për të evituar ballotazhin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG