Ndërlidhjet

OKB dënon diskriminimin e grave sudaneze


Gruaja sudaneze e dënuar të hënën për shkak se ka veshur pantallona, është liruar sot, pasi që unioni sudanez i gazetarëve ka paguar gjobën e caktuar nga gjykata në vlerë prej 200 dollarësh.

Më herët, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së tha se dënimi kundër Lubna Hyseinit shkilte ligjet ndërkombëtare dhe ishte simbol i diskriminimit të grave në Sudan.

Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut Rupert Kolvil tha se Hyesin, një ish- punonjëse e OKB-së dhe një grup tjetër i femrave ishin arrestuar në mënyrë arbitrare gjatë muajit korrik në Kartum dhe ishin bërë subjekt i gjykimeve të padrejta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG