Ndërlidhjet

Turqi: 31 të vdekur nga përmbytjet


Autoritetet turke thanë se të paktën 31 njerëz kanë vdekur në përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm, që goditën Turqinë veri-perëndimore.

Të paktën 20 nga viktimat janë mbytur në Stamboll, ku shumë pjesë të qytetit mbeten ende nën ujë.

Raportohet për disa persona të humbur në zonat e prekura.

Ministri turk i mbrojtjes Besir Atalei ka shprehur frikën se shifra e të vdekurve mund të rritet.

Autoritetet e Stambollit kanë nisur një operacion të madh shpëtimi, me qindra shpëtimtarë.

Zyra e prefektit të Stambollit tha se që nga e marta janë shpëtuar më shumë se një mijë persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG