Ndërlidhjet

Moskë: Medvedev, Putin takohen me Çavezin


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, sot në Moskë takohet me presidentin Dmitri Medvedev dhe me kryeministrin, Vlladimir Putin.

Zoti Çavez dje arriti në Rusi për një vizitë për të cilën Kremlini thotë se do të fokusohet në marrëveshje ushtarake dhe energjetike.

Zoti Çavez ka thënë se dëshiron t’i blejë disa tanke ruse për ta kundërshtuar planifikimin e rritjes së bashkëpunimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara me Kolumbinë, që është fqinje e Venezuelës.

Duke folur mbrëmë para studentëve në Moskë, presidenti Çavcez e lavdëroi kryeministrin Putin për qëndrimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG