Ndërlidhjet

Optimizëm për vaksinat kundër H1N1


Vaksinat kundër gripit të derrave në fazën e provës kanë dëshmuar se janë në gjendje të imunizojnë fuqishëm organizmin. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Evropiane e Mjeksisë. Pritet që Komisioni Evropian të licensojë vaksinat kundër virusit H1N1 në fillim të tetorit.

Në të tjera zhvillime një studim i publikuar në “Nature Biotechnology” dëshmon se virusi H1N1 ka aftësi të prekë qelizat në thellësi të mushkrive e për pasojë edhe të japë infeksione pulmonare më të rënda se gripi i zakonshëm.

Burimet izraelite, nga ana tjetër, njoftojnë se tek disa pacientë të prekur nga gripi i derrave, virusi po tregon qëndrueshmëri ndaj tamiflusë, medikamentit që përdoret zakonisht kundër kësaj sëmundje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG