Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten militantë, policët lënë punën



Ushtria e Pakistanit tha se forcat e saj kanë vrarë të paktën 22 militantë në rajonin veriperëndimor Hyber përgjatë kufirit me Afganistanin.

Operacioni ishte orientuar kundër militantëve të grupit Lashkar-e-Islam, i afërt me Al Kaidën.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se qindra policë në rajonin Hyber e kanë lëshuar punën pasi shefi i grupit Lashkar-e-Islam, përmes radios u bëri thirrje zyrtarëve që të japin dorëheqje në shenjë proteste ndaj operacioneve të ushtrisë kundër kryengritësve.

Pakistani është nën presion të SHBA-ve që t’i shtypë kryengritësit përgjatë kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG