Ndërlidhjet

Kajro: Mbahet takimi Netanjahu-Mubarak


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu takohet gjatë ditës në Kajro me presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Takimi pritet të përqëndrohet në mundësinë e fillimit të bisedimeve izrealito-palestineze.

Në takim do të ngrihet dhe çështja e zgjerimit të kolonive hebreje në territoret palestineze në Bregun Perëndimor. Këto hapa të Izraelit janë në kundërshtim me kërkesat amerikane. Takimi Netanjahu-Mubarak zhvillohet në prag të turneut në Lindjen e Mesme të të dërguarit amerikan për rajonin, Xhorxh Miçëll.
XS
SM
MD
LG