Ndërlidhjet

Irak: Rriten sulmet e dhunshme


Katër civilë, përkatësisht gruaja dhe tre fëmijët e një polici irakian u vranë nga sulmues të panjohur.

Sulmi ndodhi në shtëpinë e policit, derisa familja ishte në gjumë. Incidenti ndodhi në qytetin e Kirkukut, që është në qendër të mosmarrëveshjeve mes kurdëve dhe arabëve. Kirkuku njihet për burimet e shumta të naftës.

Në të tjera zhvillime, një civil amerikan, që ishte në Irak si kontraktues është vrarë. Ngjarja ka ndodhur në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit. Burimet amerikane nuk kanë dhënë detaje, por pohuan se një ushtar është arrestuar lidhur me incidentin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG