Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 2 ushtarë amerikanë, 1 britanik


Një bombë e improvizuar ka vrarë dy ushtarë amerikanë në Afganistanin jugor, ku në muajt e fundit trupat amerikane dhe të NATO-s kanë rritur operacionet kundër kryengritësve.

Një zëdhënës i NATO-s, Erik Tremblei tha se dy ushtarët kanë vdekur nga një sulm me bombë.

Një zyrtar i ushtrisë amerikane konfirmoi se ata ishin amerikanë. Nuk janë dhënë detaje tjera.

NATO dhe zyrtarët britanikë thanë se edhe një ushtar britanik është vrarë në jug të vendit.

Militantët talibanë këtë vit kanë rritur përdorimin e bombave të vëna në rrugë, të cilat llogariten si shkas kryesor i fataliteteve mes forcave të NATO-s dhe SHBA-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG