Ndërlidhjet

BE-ja i forcon lidhjet me vendet e Kaukazit Jugor



Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se blloku do të farkojë lidhje më të ngushta me vendet e Kaukazit Jugor, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbejxhanin.

Ministrat i hodhën poshtë shqetësimet e Rusisë lidhur me këtë hap, i cili do t’u hapë rrugën këtyre vendeve për të negociuar marrëveshjet e asocimit.

Bashkimi Evropian dëshiron të vendosë marrëdhënie më të ngushta me ish shtetet sovjetike, të cilat janë të pasura me gaz dhe naftë, ose janë të rëndësishme për tranzitin e energjisë nga Rusia dhe vendet tjera.
XS
SM
MD
LG