Ndërlidhjet

Itali: Zbulohet anija që u fundos nga mafia



Autoritetet e Italisë i kanë gjetur mbeturinat e një anije, e cila u fundos nga mafia me 180 fuçi me mbeturina toksike në bord.

Pas një informate që kanë marrë nga një anëtar i mafias, hetuesit e zbuluan anijen e gjatë 110 metra në rajonin e Kalabrisë.

Hetuesit druajnë se nën ujë mund të ketë rreth 30 anije të ngjashme.

Supozohet se mafia qëllimisht e ka fundosur anijen pasi kynë hyrë në fuqi të regulla më të rrepta ambientaliste në vitet e ’80.
XS
SM
MD
LG