Ndërlidhjet

Hatojama: Marrëdhënie të besimit me SHBA-të



Kryeministri i ri i Japonisë Jukio Hatojama tha se ai dëshiron të ndërtojë “marëdhënie të besimit” dhe sinqeritetit kur t takojë javën e ardhshme presidentin Barak Obama në Shtetet e Bashkuara.

Hatojama, ish lideri i opozitës u emërua sot kryeministër nga parlamenti.

Partia Demokratike e tij e qendrës së majtë fitoi në zgjedhjet në Japoni pas më shumë se 50 vjet pushteti të Partisë Liberal Demokratike konservatore.

Duke folur pas emërimit, Hatojama gjithashtu tha se Japonia synon lidhje më të ngushta me fqinjët aziatikë, veçanërisht me Kinën.
XS
SM
MD
LG