Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetet raporti i OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri


Shtetet e Bashkuara thonë se e mbështesin raportin e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut të OSBE-së, lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.

“Mirëpresim përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara, të përshkruara në raport, siç është kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve”, thuhet pos tjerash në deklaratën për media të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Por, poashtu, theksohet se në raport janë identifikuar edhe mangësi. “U shënuan probleme lidhur me numërimin dhe regjistrimin e votave dhe me anshmërinë e medias për partitë kryesore politike”, theksohet mëtutje në deklaratë.

Shtetet e Bashkuatra kërkojnë që qeveria e Shqipërisë dhe të gjitha partitë politike t’i shfrytëzojnë rekomandimet e raportit për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG